Manchester City "uragan", anekson edhe Leeds United (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 20:39
Nuk e vuan aspak presionin Man. City edhe pak orë pas fitores së Liverpool që nuk arriti të qëndronte gjatë në vendin e parë. Pep Guardiola shkatërron Leeds United në shtëpinë e tij dhe rikthehet në komandë të Premier League në një fund të ndezur të sezonit.
Rodri, Ake, Jesus dhe Fernandinho sigluan "pokerin" në një ndeshje që foli vetëm në drejtimin e kampionëve në fuqi, të cilët duhet thjesht të ruajnë këtë ritëm deri në fund për të mos e lejuar skuadrën e Klopp të prekë trofeun më të lakmuar të Anglisë.
