Ishte kthyer në "makthin" e banorëve të Kuçovës, pamje kur "skifteri" i Beratit futet në një nga banesat
Pas vjedhjeve të kryera në disa banesa në qytetin e Kuçovës, efektivët e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë mundur të arrestojnë mbrëmjen e sotme autorin e këtyre vjedhjeve,40-vjeçarin A.J.
Vjedhjet janë kryer të gjitha në muajin Prill të këtij viti dhe çdo vjedhje kryhej gjatë natës, nëpërmjet shqyerjes së dyerve kryesore të banesave.

I kthyer tashmë në "makthin" e banorëve të qytetit, këta të fundit kishin filluar të bënin edhe vetë roje natën për të kapur hajdutin.
40-vjeçari është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesave ku ka kryer vjedhjet dhe mbrëmjen e sotme ka rënë në prangat e policisë.
Vetëm gjatë muajit Prill 2022 ai ka vjedhur 3 banesat e shtetasve: A.Q, F.M dhe N.N, të treja në lagje të ndryshme të qytetit të Kuçovës.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 40-vjeçari ishte i mirë informuar për sendet me vlerë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banesat ku hynte për të kryer vjedhjet.
Të njëjta burime konfirmojnë se mes sendeve të vjedhura e të sekuestruara janë gjetur bizhuteri, sende me vlerë, para dhe pije alkoolike.
