Hoxhë Topalli: Shoqëria njerëzore në jetë nga familja, do të zhduket kur të mos ketë më familje

Në emisioni “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Hystinian Topolli u shpreh se familja dhe edukimi është sfida më e madhe që përjetojmë në këtë kohë

Topalli tha se Zoti vë në dukje në Kur’an përgjegjësinë që ka individi për familjen e tij dhe se qeliza bazë e shoqërisë është familja.

Topalli: Tema rreth familjes është ndër më të rëndësishme në kohën që jetojmë. Për ne si besimtarë, familja dhe edukimi është sfida më e madhe që përjetojmë në këtë kohë. Zoti vë në dukje në Kur’an përgjegjësinë që ka individi për familjen e tij.

Zoti e nisi krijimin e njeriut nga një person i vetëm, sepse raca njerëzore ka lindur nga një burrë dhe një grua. Qeliza bazë e shoqërisë është familja. Pra ka ardhur shoqëria njerëzore në jetë nga familja. Kjo shoqëri ka lindur nga familja dhe do të zhduket kur të mos ketë më familje.