"Ata që zgjedhin veçimin bëjnë zgjedhjen e tyre!" Berisha: Treni i PD së rithemeluar nuk ndalet, shpëtim për Shqipërinë

Edhe pse gjysma e deputetëve nuk iu përgjigjen ftesës për të qenë në Kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike, Sali Berisha duket i pashqetësuar.

Pasi votoi për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ai tha se investimi dhe qëllimi i tij ka qenë bashkimi i bazës.

Ish-kryeministri Berisha kujtoi se dera ka qenë e hapur dhe për deputetët por veçimi i tyre nga shumica mbetet zgjedhje e tyre.

Berisha: Kuvendi ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Në listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtar të këshillit Kombëtar nga ata demokratë dhe demokrate që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Përqëndrimi im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni xhirot e ish-kryetarit që dëshmojnë qartësisht sa e bashkuar është PD në bazë. Deputetët një pjesë e mirë ishin, një pjesë tjetër nuk ishin. Ky tren nuk mund të ndalet kurrë, treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë.

Nuk ka më kohë as një orë, asnjë ditë të shpenzohet me problemet e brendshme. Cilido është i mirëseardhur por ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë do ti respektoj. Kam qenë, jam dhe mbetem i interesuar që deputetët ti bashkohen shumicës së PD, mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputën për disa muaj dhe 6 marsi dëshmoi qartë kush ishte shumicë. Çdo deputeti i takonte të dilte në anën e shumicës. Ata që zgjedhin veçimin bëjnë zgjedhjen e tyre.

Por penalizime nuk do të ketë.

Berisha: Asnjë penalizim. Kuvendi ishte i hapur, është në tagrin e tyre të bëjnë zgjedhjen që duan. Këtë tren nuk ka forcë në botë ta ndalojë, u provua besoj. U bënë përpjekjet më të jashtëzakonshme për ndalimin e tij me pretekste nga më të ndryshmet por treni ecën drejt fitores.

"Ata që zgjedhin veçimin bëjnë zgjedhjen e

Edhe pse nuk ishte fizikisht, ish-kryetari Basha ishte i pranishëm në Kuvendin e sotëm.

Berisha tha se amnistia për të është në fuqi, porse historia nuk mund të fshihet.

Berisha: Ka një amnisti, nuk ka një përjashtim por realitet janë realitete. Nëse u bë një retrospektivë u bë si palë për tu bashkuar sa më shpejt. Është anëtar i grupit parlamentar dhe anëtar i PD.

Enkelejd Alibeaj u shkarkua sot si kryetar grupi, por zëvendësimi i tij duket se do të presë.

Berisha: Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në atë detyrë është nul për këtë Kuvend. Procedurat ligjore do të ndiqen dhe do të jetë grupi i ekspertëve që do përcaktojë procedurën e emërimit të kryetarit të ri të grupit parlamentar që do të jetë një nga nënkryetarët e partisë.

Pyetjes nëse do të marrë pjesë në mbledhje grupi të thirrura nga Alibeaj gjatë këtyre ditëve, Berisha u shpreh:

Berisha: Këto ditë kam përparsëri disa mbledhje të tjera por ai sot është shkarkuar nga ky funksion dhe do të ndiqen procedurar.

Duke mbetur te votimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Berisha tha se procesi është transparent dhe gjithëpërfshirës.

Berisha: Votova për anëtarët e Këshillit Kombëtar në përbërje të cilit gjenden nga themeluesit te anëtarët më të rinj të saj. Gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD por gjenden dhe intelektualë të shquar të bashkuar me PD me qëllimin më të mirë, rikthimin e kësaj force politike në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të Kuvendit të PD me sukses të plotë. Ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë. Kuvendi vendosi në pidestal një elitë të re përfaqësuese në PD.  Çdo votë do tregohet para kamerave tuaja.

Gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te shkelmimi i votës së lirë. Modeli që instaloi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet fatkeqësisht atë model e përshtati dhe ish-kryetari i PD në shumë procedura të saj. Komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush. Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve dhe qytetarëve. Nesër në pushtet është garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj.