Misioni Paqe dhe Zhvillim nderon personalitete të biznesit dhe administratës franceze
Misioni diplomatik "Paqe dhe Zhvillim" ka organizuar një ceremoni për të nderuar me titujt Misionar Paqeje dhe Këshilltar Nderi personalitete të biznesit dhe administratës publike franceze.
Guvernatori i misionit, Shefki Hysa, tregon për publikun shqiptar se çfarë përfaqësojnë këta individë.
"Biznesmenët e Francës janë biznesmenë të fushës publike bamirës, filantropë dhe me zemër të madhe, me dëshirën për të zhvilluar projekte humanitare për paqen dhe prosperitetin në Ballkan."
Kryetari i kësaj organizate ndërkombëtare thotë se kjo veprimtari do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënies me dy vendeve.
"Është hapi i parë i një ure të madhe midis Shqipërisë dhe Francës, janë djem shumë dashamirës për Shqipërinë, Ballkanin, dhe të edukuar me frymën e humanitetit."
Një prej biznesmenëve tha se këto ditë po merrej me dërgimin e ndihmave humanitare në ndihmë të popullit të Ukrainës.
Hysa bëri me dije se titujt që jepen për këto diplomatë dhe biznesmenë janë ekskluzivë të këtij misioni diplomatik dhe shpërndahen prej 70 vitesh që ku u themelua nga presidenti i 34-t i SHBA Dwight Eisenhower.

