Kuvendi Kombëtar, mbërrijnë Topalli, Murrizi, Imami e Hajdari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 10:42
Do të mbahet ditën e sotme Kuvendi Kombëtar I PD-së. Në Kuvend do të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të votojnë për Këshillin Kombëtar dhe do do të propozohet data për zgjedhjen ekryetarit.
Ndërkohë janë rikthyer edhe personalitet të PD-së si, Jozefina Topalli, Arben Imami. Pritet të vijnë në Kuvend edhe Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, e cila do të mbajë fjalën në Kuvend.
Sot do të zgjidhen 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga delegatët, ndërkohë që do të bëhet edhe ndryshimi në statut.
Për të bërë çeljen e KUvendit po pritet Sali Berisha.
