Berisha mbërrin në Pallatin e Kongreseve, flet para nisjes së Kuvendit: Ditë e rëndësisë të madhe

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të nis dhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha është shprehur se kjo është ditë e rëndësisë së madhe, ndërsa ka falënderuar të gjithë anëtarët pjesëmarrës në këtë Kuvend dhe simpatizantët e PD-së.

Berisha: Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuar në këtë sallë, mbi 40 mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces. Përshëndetje të përzemërta për zgjedhësit shqiptarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD.  Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe, pas ditëlindjes së dytë të PD-së.

Në Kuvend do të marrin pjesë 1800 delegatë, të cilët do të votojnë 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në këtë Kuvend, priten të bëhen ndryshime në statut, ndërkohë që do të propozohet edhe data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të PD-së