Përplasja në Vlorë/ Arrestohet polici i Delta Forcë: Më drejtoi armën, e qëllova për vetëmbrojtje
Një efektiv policie i repartit "Delta Forcë" është arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë pasi qëlloi me armën e shërbimit në drejtim të dy të rinjve mbrëmjen e të premtes në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen ’10 Korriku’ rreth orës 19:00. Efektivi Lisjan Myrtaj qëlloi me pistoletë djalin e kryeplakut të Kaninës në Vlorë, Juxhino Aliaj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për një vajzë.
Konflikti ka nisur me fyerje e ofendime ndaj dy të rinjve dhe më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Në dëshminë e dhënë para kolegëve të tij në Policinë e Vlorës, efektivi ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi Juxhino Aliaj i drejtoi armën.
Pasi 24-vjeçari ka hipur në makinë, i shoqëruar nga një vajzë, Polici i Delta Force e ka goditur me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar ndërsa Juxhino Aliaj i njohur ndryshe dhe si Juxhino Todi është larguar nga vendngjarja.
Më pas efektivi i Delta-s ka telefonuar sallën operative dhe ka dhënë dëshminë para kolegëve të tij. Për ngjarjen në fjalë bëhet me dije se janë shoqëruar 3 persona të tjerë, si dëshmitar okular dhe është marrë në pyetje edhe e dashura e Juxhino Aliajt, i cili ndodhet në arrati.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja, të cilat dyshohet se i përkasin armës së policit, 3 fishekë, mjeti tip Benz Mercedez, i cili është në pronësi të kryeplakut të Kaninës, por përdorej nga i biri dhe kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi përplasja.
Janë sekuestruar:
- një armë zjarri e llojit pistoletë
- 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë.
- 3 fishekë, model 54
- mjeti tip Benz Mercedez

