Lezhë/ Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga 35 vjeçari nga Kukësi
Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fushë Milot, pasi është kapur duke kaluar në 5 emigrantë nga vendet e treta në mënyrë të paligjshme.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi, B.G. 35 vjeç, banues në Kukës, dhe akuzohet për veprën penale" Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit".
“Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, gjatë punës së tyre në akset rrugore, kanë identifikuar, lokalizuar dhe ndaluar në Fushë Milot, automjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin B.G., ku pas kontrollit në automjet i janë gjetur 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.”- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
