Aksidenti në Lanë defekt teknik apo gabim njerëzor? Shefi i Rrugores: Po hetojmë dy pistat, 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 21:32
Shefi i policisë rrugore, Taulant Gjoka, ka dhënë detaje nga aksidenti në Lanë, ku një autobus i linjës së Unazës zuri poshtë një makinë.
Dy automjet janë përplasur fillimisht dhe më pas kanë përfunduar në lumë.
Sipas tij, nga aksidenti janë plagosur 5 persona.
"Një pasagjer nga automjeti, dy nga autobusi dhe dy drejtuesit e mjeteve po marrin ndihmën e parë".
Sa i takon shkaqeve të aksidentit, Gjoka tha se dy janë pistat e hetimit.
"Po shqyrtojmë të gjitha pistat e hetimit për të zbuluar shkaqet e aksidentit nëse jemi përballë një defekti elektrik apo teknik apo gabimi njerëzor që mund të ketë ndodhur me njërin nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin rrugor".
