Aksidenti në Lanë, të plagosur dhe në autobus, në spitalin e Traumës shoferi, fatorino dhe një pasagjere
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 21:19
Ora News mëson se nga aksidenti në lumin Lanë, kanë mbetur të lënduar dhe shoferi i autobusit, fatorino dhe një pasagjere.
Ata ndodhen në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Më herët policia, raportoi për plagosjen e dy pasagjerëve në makinën që ndodhej poshtë autobusit në Lanë.
Nga njoftimet zyrtare, ata po trajtohen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
