Aksidenti në Lanë, Manastirliu viziton te spitali i Traumës 5 të plagosurit

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, ka shkuar në spitalin e Traumës, për të vizituar të plagosurit nga aksidenti në Lanë, që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Nga aksidenti janë lënduar 5 persona, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

Ndërsa u ndal te krevati ku gjendej e shtrirë pasagjerja e autobusit, Manastirliu i tha se kanë shpërtuar për mrekulli. Ndërkohë pasagjerja është përgjigjur: Na rujti zoti.

Sakaq mjekët kanë thënë se  pacientët kanë marrë dëmtime shumë të lehta dhe gjendja shëndetësore ndodhet e mirë. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Ora News solli dhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku autobusi kishte zënë poshtë makinën.

Aksidenti në Lanë, Manastirliu viziton te spitali i Traumës 5

Aksidenti në Lanë, Manastirliu viziton te spitali i Traumës 5

Aksidenti në Lanë, Manastirliu viziton te spitali i Traumës 5