Profesor Zekthi: Agjërimi është një rrugë që të çon drejt devocionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 18:09
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ekrem Avdiu Profesor Rudian Zekthi, tha se ngazëllimi i agjërimit nuk është i njëjtë te të gjithë.
Ai tha se agjërimi është rruga që të çon drejt devocionit( I devotshëm).
Rudian Zekthi: Kam dashur të them një kritike që është e padukshme në shoqërinë tonë. Ky ngazëllim që vjen prej agjërimit, kjo gjendje e jashtëzakonshme ku përfshihet agjëruese, nuk është njëlloj te të gjithë. Një pjesë e ne myslimanëve na ka humbur ky ngazëllimi për agjërimin. Gjëja e parë që duhet vënë në dukje është se ne agjërojmë por pa qenë të qartë që në urdhrin e Zotit thuhet se agjërimi është një rrugë që të çon drejt devocionit.
