Prokurori Arjan Ndoj del para vetingut, KPK flet për atentatin e 2019. Në makinë iu gjetën dosje hetimore

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat në autostradën Tiranë Durrës në vitin 2019, ka dale sot para komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në atentatin që iu bë në autostradë, Ndoja mbeti i plagosur ndërsa humbi jetën shoferi i tij.

DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri të figurës së tij pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precendetë penalë duke përmendur në seancë dhe atentatin ku ai mbeti i plagosur ndërsa humbi jetën shoferi i tij.

KETU LAJME MINUTE PAS MINUTE

Mësohet se në 2009 – 2010 ka rezultuar se ka pasur kontakt me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone.

Nga ana e tij Ndoja tha se atentati ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë.

Edhe sipas KPK ka të dhëna që ai është përfshirë në krim të organizuar jashtë Shqipërisë.Dosjet që u gjetën në makinën e Ndojës janë dosje të hetuara prej tij. Mbajtja e këtyre dosjeve në makinë cënon figurën e magjistratit" informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Prokurori Arjan Ndoj del para vetingut, KPK flet për atentatin e 2019.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019.

Makina e prokurorit u qëllua në mbikalimin e Shkozetit nga persona që ndodheshin në një tjetër mjet.

Si pasojë mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, personi që e shoqëronte Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku, i cili humbi jetën më pas në spital.

Me hetimin e çështjes u mor Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe me pas SPAK pasi ngjarja u konsideruar si goditje për shkak të detyrës ndaj prokurorit Ndoj.