Aksident në Elbasan, "Benzi" përplas këmbësoren, 21-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit.

Policia bën me dije se rreth orës 10:00, shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore.

E plagosura u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.