Urdhri i ministrisë së Bujqësisë: Ndalohet peshkimi i krapit në periudhën e shumimit

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije vendimin e ri të miratuar në Këshillin e Ministrave.

Bëhet fjalë për sektorin e shërbimit, i cili është strategjik dhe i rëndësishëm për të ruajtur nivelet peshkore të të gjithë liqeneve dhe deteve, sipas ministres.

Krifca: Ky është një vendim në përputhje me politikën evropiane të peshkimit. Për sa i takon ruajtjes dhe vënies në dispozicion të niveleve të rendimentit të qëndrueshëm për të zvogëluar zëniet e padëshiruara dhe për të eleminuar mbeturinat. Jemi në një sektor që ka pasur rritje të rëndësishme.

Do vazhdojmë ta mbështesim sektorin e peshkimit. Njëkohësisht dua të përmend dhe në urdhër të dalë nga ministria e Bujqësisë për ruajtjen e niveleve të zënies së krapit, i  cili është përmendur në media. Ka të bëjë me një urdhër normal të çdo vitshëm për të mos peshkuar në liqenet ku krapi tani ka periudhën e shumimit.