Fitër Bajrami edhe këtë vit do të falet në sheshin "Skënderbej"
Fitër Bajrami edhe këtë vit do të falet në sheshin "Skënderbej".
Komuniteti mysliman shqiptar ka bërë të ditur se sërish besimtarët do të jenë në sheshin "Skënderbej."
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 2 maj 2022, ora 06:20”, thuhet në deklaratën për mediet.
Pas mbërritjes së presidentit të Turqisë Erdogan në janar, u shpresua dhe në përfundimin e punimeve në Xhaminë e re në Tiranë. Madje u kërkua që ajo të hapej për faljen e Fitër Bajramit.
Këto pamje tregojnë edhe punimet e kryera në të.
Gjithsesi pavarësisht përshpejtimit të investimit ende nuk është e qartë nëse do të inaugurohet në datën 2 maj apo punimet do të vazhdojnë edhe më tej.
Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.
Në të mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.
Gjithashtu në Xhami do të ketë sallë të konferencave por edhe një bibliotekë që do të shkojë në 200 metër katror.
