"Historike", Sali Berisha uron Abazoviç: Lajm i mirë për rajonin e garanci për orientimin evropian
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Dritan Abazoviç pas konfirmimit në krye të qeverisë së Malit të Zi. Berisha e quan historike zgjedhjen e një shqiptari në krye të qeverisë së Malit të Zi. Sipas tij, ky është një lajm i mirë për vendin fqinj por edhe për rajonin.
"Historike!
Dritan Abazoviç, shqiptar ne krye te qeverise se Malit te Zi!
Te dashur miq, shqiptaret e Malit te Zi luajten nje rol te pazevendesueshem ne pavaresine e Malit te Zi. Sot nje shqiptar, kryetari i Partise Ura u votua sot ne parlamentin e Malit te Zi per kryeminister te ketij vendi.
Ky eshte nje lajm i mire per vendin fqinj dhe rajonin, nje garanci per orientimin europian dhe euroatllantik te ketij vendi.
Me kete rast le t’i urojme kryeministrit te ri Dritan Abazoviç suksese ne detyren e rendesishme te tij. SB", shkruan Berisha në Facebook.
