Nga 1 Maji shërbimet online, Vox Pop: Të më japë Rama telefonin e vet se ne fukarenjtë kemi një telefon kaçole
Kryeministri vendosi që sportelet të mbyllen më 30 prill dhe nga 1 maji qytetarët do marrin shërbimet online. Sipas tij, mbyllja e zyrave sgmang korrupsionin. Por sa dakord janë qytetarët me këtë shërbim?
Kjo ishte tema e sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Qytetarët shprehen se është një ide e mirë, megjithatë kanë edhe rezerva pasi jo të gjitha moshat dinë ta përdornin internetin.
Ndiqni përgjigjet e qytetarëve:
"Shumë mirë do bëjë, dhe për mua dhe për ty e për gjithë njerëzit e tjerë."
"Në radhë të parë kush di ta përdorë e-Albanina. Unë gjithmonë harroja passwordin dhe gjithmonë vinte ime motër ma hapte se asnjëherë nuk e mbaja mend."
"Ku dinë shqiptarët të merren me internet dhe pse vuajnë shumë të shkretët."
"Kam internetin brenda, i kam gjithë njerëzit me shkollë të lartë. Edhe vetë e përdor internetin, po nuk i di gjuhët e huaja. Unë jam 90 vjeç nuk më duhet certifikata. Eleminon korrupsionin. E ka gjithë bota pse ne jo."
"Është një gjë e mirë për rininë se nuk do ketë më radhë të gjata se hipoteka dhe do luteshe te komuna për një certifikatë."
"Të më japë Rama telefonin e vet se ne fukarenjtë kemi një telefon kaçole. Nuk do të dijë për popullin, na mori më qafë. T'i vijë zor dhe të ikë se na i ka bërë stres."
"Ka mosha që nuk dinë t'i përdorin. Jo unë nuk e përdor. Me ndihmën e dikujt tjetër do ta marr."
"Është viti i nëntë, këta kanë mbaruar punë me lekët prandaj bëjnë lojëra."
"Unë mendoj që të paktën do shmangim korrupsionin."
"Mendimi është i mirë por është edhe i keq, për moshat. Unë nuk e përdor internetin. Kemi fëmijët do kërkojmë ndihmë."
"Gjyshi im ku ta gjejë internetin e aq më shumë passwordin e e-Albanias që të kërkon 8 karaktere."
"Është shumë interesante sepse nuk do ketë më korrupsion. Nuk do shkosh aty të japësh atë 2 mijë lekshin e famshëm, pro do ta marrësh online."

