Siguria në punë/ Habit avokatja: Punëtorin e griu makineria, kompania shpalli fajtor viktimën

Avokatja Bitilda Mehmeti, duke folur për sigurinë dhe standardet e punës, ka treguar një rast konkret, ku një punonjës humbi jetën në punë.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ajo tha se një punonjës u gri nga makina e betonit, pasi këtë të fundit e kishte ndezur një tjetër pa e ditur se viktima ishte poshtë.

Ndërkohë ajo tha se kompania shpalli fajtor viktimën.

Bitilda Mehmeti: Unë kam ndjekur disa raste me humbje fatale jete. Marrim një rast ku këto makineritë e betonieres. Ka qenë një punëtor, i cili sipër ka shtypur një buton dhe makineria ka marrë një person që ishte poshtë. Ai është grirë komplet nga makineria. Në atë rast kompania deklaroi fajtor viktimën.

Siguria në punë/ Habit avokatja: Punëtorin e griu makineria,