“Nuk keni parë gjë akoma” Ristani: Rama i ka idetë e qarta, do që opozita të shkojë në djall

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se nëse opozita do të ishte kompakte procesi për zgjedhjen e presidentit do të ishte më i mirë.

Sipas tij, kryeministri që kemi i ka idetë e qarta; sepse erdhi me fjalinë nuk keni parë gjë akoma dhe se ai do që opozita të shkojë në djall.

Ristani: Nëse opozita do të ishte kompakte procesi për zgjedhjen e presidentit do të ishte më i mirë. por ajo që dua të theksoj është se shqiptarët janë të interesuar për mbarëvajtjen e opozitës në një shtet demokratik. Çfarë ka ndodhur në eksperiencën tonë si shqiptar? Në 1945 komunistët kur erdhën në pushtet pushkatuar pushtetin tjetër.

Mesa duket shoqëria jonë ka pak forca për ta kundërshtuar një formë të tillë autokratike. Kemi të njëjtën tendencë, por me blerje dhe korruptim. Ka shumë rol mazhoranca në funksionimin e demokracisë në vend edhe për ta mbajtura sistemin demokratik dhe për të ndikuar për mirë në opozitë. Kryeministri që kemi i ka idetë e qarta; sepse erdhi me fjalinë nuk keni parë gjë akoma. Ai do që opozita të shkojë në djall.