Saraçi: Drejtuesit e rinj të PD-së kanë lidhje direkte me bazën, pala tjetër po zhvarrisin reformimin
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Romir Saraçi kryeredaktori në Syri TV u shpreh se drejtuesit e rinj të PD-së kanë lidhje direkte me bazën.
Sipas tij, tani i takon të bëjë më shumë pala e Bashës, Bardhit apo Bashës që nuk kanë ndaluar për të zvarritur reformimin e PD-së.
Saraçi: Drejtuesit e rinj të PD-së kanë lidhje direkte me bazën dhe kanë ardhur këtu në sërë të disa proceseve. Ata tashmë janë në pozicioni drejtuese, duam apo nuk duam ne. Tani i takon më shumë, pra pala e Bashës, Bardhit apo Alibeajt që nuk kanë ndaluar për të zvarritur reformimin e PD-së.
Ka një pjesë deputetët të pavendosur që nuk kanë dalë në një qëndrim. Rithemelimi ka thënë se do të lejohen fraksionet dhe këta mund të mos i bashkohen fare PD-së, ose do të vendosin që të vazhdojnë rrugën e tyre si një fraksion duke bërë oponencë.

