Hoxhë Avdiu: Drejtësia në krye të të gjithë të mirave, Allahu e ka kërkuar në çdo gjë
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ekrem Avdiu u shpreh se drejtësia është një temë që i sfidon të gjithë njerëzve.
Ai tha se Drejtësia është në krye të të gjithëve të mirat dhe se Allahu drejtësinë e ka kërkuar si në gjërat e mëdha ashtu edhe në ato gjërat konkrete, e detajet.
Avdiu: Drejtësia është një temë që na sfidon të gjithëve duke qenë se jemi njerëz me mundësi të kufizuara. Ama të gjithë e pranojmë se jetojmë dhe shërbehemi me gjithë të mirat që vijnë nga drejtësia hyjnore. Sfida jonë si njerëz është shumë e kufizuar dhe është konform mundësi e përgjegjësive tona.
Sikur të përpiqeshim të bënim një renditje të atyre gjërave që i konsiderojmë si të dobishme, do të shohim se drejtësinë njerëzit e konsiderojnë si të mirë në jetën e tyre. Drejtësia është në krye të të gjithëve të mirat. Allahu drejtësinë e ka kërkuar si në ato gjërat konkrete, që na duken si detaje, por Allahu kërkon që të ketë respekt edhe në këto gjëra. Edhe largimi nga zoti në Kur’an cilësohet si një padrejtësi.