1 miliardë euro për të blerë mbrojtësin e Barcelonës
Barcelona po ndërton skuadrën e së ardhmes dhe këtë po e bën me bindjen që askush nuk mund t’ia rrëmbejë talentet që ka aktualisht ka në skuadër. Në kontratën e re që ka nënshkruar me mbrojtësin uruguajan, Ronald Araujo, klauzola e largimit të tij është plot 1 miliardë euro.
E pakonceptueshme që një klub të hyjë në lojë për ta shkëputur qëndërmbrojtësin nga skuadra katalanase përpara vitit 2026 kur i mbaron edhe kontrata e tij e re. Sa për të bërë një krahasim, Milani do të shitet për rreth 1 miliardë euro, aq sa është shifra që duhet të derdhë klubi i interesuar për të shkëputur lojtarin amerikano-latin nga Barcelona.
23-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në La Liga këtë sezon duke shënuar edhe 4 gola, përfshirë edhe një në El Clacico-n e fituar në Madrid. “Ai ka treguar se është e tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës pasi është bërë pjesë integrale e mbrojtjes së skuadrës”, thekson klubi në një komunikatë.
