Milan, shitja te kompania nga Lindja e Mesme, çështje orësh

Shitja e Milanit nuk është çështje javësh, por ditësh dhe ndoshta orësh. Agjencia amerikane e lajmeve Reuters zbulon prapaskenat e bisedimeve mes Intercorp dhe Elliot për kalimin e aksioneve kuqezi nga SHBA drejt Lindjes së Mesme. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për çdo detaj dhe firma mund të vijë që të premten për shitjen finale të aksioneve me vlerë 1.18 miliardë euro përfshirë edhe borxhet që ka klubi milanez.

Në shkrimin referuar Milanit, Reuters bën një vlerësim edhe të futbollit italian duke e krahasuar me atë anglez. Sipas agjencisë së lajmeve, jo rastësisht gjatë viteve të fundit shumë kompani të huaja janë të interesuara të blejnë klube italiane pasi edhe vlera e tyre është shumë më e ulët se klubet e Premier League.

Në rast se Milani do të kalojë në duart e Investcorp, atëherë do të bëhej e para markë italiane e futbollit që do të kalonte në pronësi të një kompanie nga Lindja e Mesme. Aktualisht, 9 nga 20 klube të Serie A kontrollohen nga pronarë jo italianë.