Berisha del në mesnatë: Kuvendit do t’i propozohet data 21 ose 22 maj për zgjedhjen e kryetarit

Ish-kryeministri Sali {Berisha ka dal n nj prononcim për mediet ditën e sotme nga selia blu pas një mbledhjeje me komisionin e rithemelimit të PD-së.

Berisha bëri me dije se në datë 30 prill do t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit që do të jetë 21 ose 22 maj.

Berisha: Konkluzionet e mbledhjes ishin disa vendime shumë të rëndësishme. U diskutua për zgjerimin kombëtar. U vlerësua shumë përfundimi i procesit të zgjedhjeve në parti. Ishte një proces shumë i mirë. Komisioni do të jetë para jush për t’ju informuar për të gjithë procesin. Do i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. 21 ose 22 e majit. Cilido kandidat do të përcaktojë rregullat po nga komisioni. Kandidaturën time do e shpall sapo të vendosë Kuvendi.

Gjithashtu Berisha shtoi se në këtë Kuvend janë të mirëpritur të gjithë "të larguarit" apo të "përjashtuarit" nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës. 

"Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet, zonja Bregu ka një funksion, do ketë ftesë në Kuvend, edhe për Astrit Patosi dhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye, pra të gjithë ata që për një motiv janë të larguar janë të mirëpritur", tha Berisha.