Mesfushori argjentinas, “mollë sherri” mes bashkëshortes dhe të dashurës

Nuk ka një konfirmim zyrtar dhe ndoshta nuk do të ketë asnjëherë por mesfushori i Atletico Madrid që nuk po kalon një sezon pozitiv në fushën e lojës, mesa duket në atë sentimantale është një kampion bote.

Rodrigo De Paul dhe Tini Stoessel kanë nisur një histori dashurie por lajmi në këtë mes nuk është ky. Zhurmën në këtë histori e bën ish-bashkëshortja e argjentinasit, Camila Homs. Ajo ka thumbuar të fejuarën e re të ish njeriut të zemrës duke shkruar me ironi në Instagram: “Skuadra Wanda apo skuadra China” që i referohet telenovelës së Mauro Icardit dhe bashkëshortes së tij.

“Nuk më pëlqen të hyj në detajet e jetës të të tjerëve por nuk do t’i kuptoj asnjëherë femrat që hyjnë në jetët e të tjerëve dhe prishin familje”, shruan Homs. Referencë e qartë për modelen që ka nisur të shoqërohet me De Paul që në kohën kur ata të dy ishin ende të martuar.