Tonali “gladiator” në Romë, Milani vuan por mposht Lazion në kohën shtesë (Video)

Dorëzohet në fund Lazio pas një morie sulmesh dhe rastesh nga Milani që fiton me shumë vështirësi në Romë duke kthyer në favor disavantazhin e Immobiles që në minutat e para.

Olivier Giroud dhe më pas në kohën shtesë Sandro Tonali dhurojnë një provë muskujsh për kuqezinjtë që e dominuan Lazion në çdo aspekt, pët t’u larguar me një 3 pikësh shumë të çmuar nga Roma dhe rikthehen në krye të klasifikimit me 2 pikë më shumë se Interi e në pritje të ndeshjes që zikaltërit kanë në mesjavë kundër Bolognas, sfida e prapambetur që po mban peng prej muajsh Serie A.

Në këtë mënyrë, javët e fundit të Serie A pritet të jenë spektakolare dhe të paparashikueshme, ndryshe nga çfarë ka ndodhur gjatë dekadës së fundit të dominimit juventin.