Anglezët “mprehin shpatat”, shumë shpejt alkooli rikthehet në shkallët e stadiumeve

Ndryshim epokal në Angli ku rreth 4 apo 5 dekada nga problemet e mëdha që futbolli ishullor pati me huliganizmin, qeveria mund të bëjë një hap pas. Ishte “femra e hekurt” Margaret Thecher që pas disa tragjedive rresht vendosi një sërë masash të rrepta për frenimin e dhunës dhe ato ligje vazhdojnë të funksionojnë në pjesën më të madhe por sot me globalizimin e markave dhe ndërkombëtarizimin e futbollit, kohët kanë ndryshuar dhe ligjet duhen rifreskuar.

Një prej tyre është edhe përdorimi i alkoolit në shkallët e stadiumeve. Vendimi bllokues ka përfshirë 5 ligat e para të futbollit ishullor dhe shumë shpejt Boris Johnson do ta zhvlerësojë dhe në këtë mënyrë, një klub i Premier League apo edhe i Championship do të shtojë mesatarisht edhe 35 milionë euro në arkat e tij çdo sezon.

Një vendim ky që synon të ndihmojë klubet për të dalë sa më shpejt nga kriza financiare ku i zhyti pandemia. Gjithsesi, nisma mund të hasë në kundërshitë e Shoqatave të Policisë, të cilat parashikojnë rritje të kriminalitetit dhe përplasjeve në stadiume apo afërsi të tyre.