Stefan Çapaliku: Arti si procesi i shtatëzënisë, poeti ndjen dhimbje të njëjta

Stefan Çapaliku ka lindur në qytetin e Shkodrës më 10 mars 1965. Sot njihet si shkrimtar, studiues dhe vihet në radhët e para të artistëve shqiptarë. Në vitin 1996, mori titullin “Doktor i Shkencave Filologjike” në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2007-2008, ai u emërua si Profesor Titullar i Historisë së Letërsisë dhe Qytetërimit Shqiptar në Katedrën e Albanologjisë të Fakultetit Filologjik pranë Universitetit të Beogradit.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Stefan Çapaliku na rrëfeu më shumë për karrierën e tij artistike si dhe na tregoi për librin e tij të fundit “Tregimet e tranzicionit” i cili flet për 30 vitet e tranzicionit të cilin ai e quajti “një e ecur në majë të gishtave” pasi një periudhe aq të gjatë nuk do ti mjaftonin 3 romane shumëfaqësh. Çapaliku e cilëson punën e një shkrimtari si punë skllavëruese pasi të shkruash nuk është aspak e lehtë, por kur lexuesi komunikon me të kjo lloj llodhjeje harrohet, pasi aty kuptohet vlerësimi i punës së tyre.

Ai shprehet se “Komuniteti i njerëzve “të mjerë”, të atyre që nuk lexojnë dhe nuk e vlerësojnë artin e të shkruarit po vijnë çdo ditë e më shumë në rritje dhe këtë gjë unë e cilësoj të frikshme”. Librat e shkruar prej tij janë të shumtë si “Kronikë në Lindje”, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, “Tregime për Anën”, “Pesë drama dhe një korn anglez”, “Utopos”, “Estetika moderne”, “Fishta satirik”etj. Së fundmi ai ka sjellë dhe librin e tij të fundit “Tregimet e Tranzicionit’, një libër që rrëfen peridha të ndryshme kohore gjatë 30 viteve të tranzicionit në Shqipëri.

“Për shkak të këtij tranzicioni shumë njerëz janë larguar duke krijuar një dramë shumë të madhe siç është emigrimi” shprehet Çapaliku. Një tjetër tranzicion shqetësues është edhe shkatërrimi i institucionit të artit siç është teatri. “Një ëngjëll i veshur me frak” është libri që do vijë së shpejti nga Stefan Çapaliu, në të cilin shkrimtari është frymëzuar nga kompozitori i madh Prenk Jakova.