Kaçili: Vakëfi si institucion në historinë e islamit ka pasur një rëndësi të veçantë
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, studiuesi Behar Kaçili u shpreh se shumicat e vakëfeve që kanë qenë në vendin tonë janë eliminuar në histori.
Kaçili tha se Vakëfi si institucion në historinë e islamit ka pasur një rëndësi të veçantë dhe shumë besimtarë myslimanë kanë ndërtuar vakëfe funksionalë.
Kaçili: Shumicat e vakëfeve që kanë qenë në vendin tonë janë eliminuar në histori. Vakëfi si institucion në historinë e islamit ka pasur një rëndësi të veçantë. Ndërtimi i xhamisë kuba është vakëfi i parë. Lënia e një pjesë toke në dobi të bamirësisë fillon qysh me lënien e disa kopshteve.
Shumë besimtarë myslimanë kanë ndërtuar vakëfe funksionale dhe funksionojnë si universitete. Në trojet shqiptare, historia e vakëfeve është e vonë dhe nis me perandorinë osmani në shekullin e 16-të. Në periudhën osmane kanë pasur një zgjerim dhe një impakt, kulturor, ekonomik dhe shtetëror