Art me mbetje urbane
Këto vepra artistike janë realizuar me materiale të riciklueshme.
Janë realizuar nga të rinj në qytetin e Lezhës nën drejtimin e artistit Bib Frrokaj.
"Në fokus ishte plastika dhe ricikilimi i saj duke e kthyer atë në art".
“Art prej koshi", ishte titulli si simbolikë e ekspozitës që përcjell mesazh te forta për mbrojtjen e natyrës.
"Problematikat që sjellin këto në ambientin, tani janë të prekshme si në lumenj, si në dete, si në ambientet ku ne jetojmë."
"Duhet të fillojmë nga ndërgjegjësimi dhe politikat zbatuese ".
Ministrja e Mjedisit dhe kryebashkiaku i Lezhës pranuan se menaxhimi i mbetjeve mbetet problem në vendin tonë.
"Kemi një problem shumë të madh me mënyrën se si i trajtojmë mbetjet ose e thënë troç si i trajtojmë plehrat".
"Fatkeqësisht kjo ndodh, ndodh çdo ditë dhe ne na duhet të merremi për çdo ditë me të njëjtën problem që në fakt e riciklojmë vet. Ne e mbledhim njerëzit hedhin".
Veprat e "Art prej koshi" përcjellin një reflektim mbi marrëdhëniet tonë me natyrën dhe mbrojtjen e saj.