Torino në pritje të Eurosong. Kush do të jenë prezantuesit që do dalin në skenën "dielli brenda"
Kryeqëndra e rajonit të Piemontes, Torino, është në pritje të eventit më të rëndësishëm muzikor europian, Eurovision Song Contest 2022.
Fitorja pas 30 vitesh e grupit italian Maneskin në Eurovision Song 2021 i dha mundësinë Italisë të jetë vendi mikpritës i kësaj ngjarje muzikore duke përzgjedhur Torinon, si qytetin e zhvillimit të edicionit të 66 të tij.
Është hera e tretë pas Romës e Napolit që Italia bëhet vendi i zhvillimit të këtij Festival e prej datës 10 në 14 maj 2022 në pallatin e sportit PalaOlimpico të Torino, do të garojnë 40 vendet pjesëmarrës, pas përjashtimit të Rusisë si masë sanksionesh ndaj luftës Rusi-Ukrainë.
Laura Pausini, këngëtarja italiane më e vlerësuar në botë së bashku me këngëtarin Mika e prezantuesin Alessandro Catalan, do të jenë moderatorët e kësaj mbrëmje e cila do të komentohet nga kompozitori e këngëtari Cristian Magioio e shoëmani Gabriele Corsi.
Eventi i këtij Festivali do të hapet më 10 maj e Shqipëria do të jetë një nga vendet që do të këndoj në natërn e parë të tij në skenografinë e artistes Francesca Montinaro, e cila është frymëzuar nga dielli, deti e kopshëti i lulëzuar sipas stilit italian.
"Dielli brenda", titullohet kjo skenografi që ka në qëndër një gjysmë sferë diellore e që dominon skenën rrethuar nga lëvizje ngjyrash e dritash, ndërsa ujëvara të vogla ku derdhet ujë i vërtetë e jo një efekt skenik , do të rrethojnë vendin ku do të përformojnë këngëtarë
Tema e paqes do të jetë në qëndër të axhendës së netëve të Eurovision Song Contest 2022, e cila do të sjellë në përmbajtjen e saj ndjeshmërinë ndaj paqes e ndaj këtij momenti delikat.
Datat 10 e 12 maj do të jenë gjysmëfinalet e përzgjedhjes së këngëve më të mira e nata finale më 14 maj do të sjell dhe fituesin e këtij edicioni.
Një numër i lartë gazetarësh italianë e të huaj janë akredituar në qëndër multimediale e organizuar në dy mënyra në prezencë e online duke i dhënë mundësi të gjithëve e nga kudo ndodhen, të ndjekin e të përcjellin me punën e tyre zhvillimin e Festivalit.
Në skenën e Eurovision Song Contest 2022 do të ngjiten këngëtarët italian Mahmood e Blanko, fitues të Sanremo 2022 me këngën e tyre Brividi.
Provat e përgjithshme e zyrtaret të këtij eventi do të nisin më 30 prill 0ra 10.00 e do të jetë radha e këngëtares shqiptare Ronela Hajati të jetë ndër të parat që do të ngjitet për të provuar skenën e PalaOlimpico të Torinos.
Spoti zyrtar i këtij Festivali është përformuar nga orkestra Rockin 1000, e përbërë nga 1000 orkestrantë që kanë përformuar notat e "Te Deum" në sheshin San Carlo të Torinos.