Hapet Bienalja e Venecias, një udhëtim nëpër pavionet e ekspozitës ndërkombëtare të artit

Bienalja e Venecias ka çelur siparin e këtij viti me rreth 80 pavione ku dallohen ato Nordike dhe Braziliane.

Tema e Bienales së Venecias të këtij viti është “Qumështi i ëndrrave”, e quajtur kështu sipas një libri të artistes dhe shkrimtares surrealiste Leonora Carrington. Si zakonisht Ekspozita e artit këtë vit ka dhjetëra pavione kombëtare  disa të vendosura brenda Arsenales dhe Giardinit, dy hapësirat kryesore. Ndër më shumë se 80 hyrjet, dallohen Pavijonet Nordike dhe Braziliane. Profesori norvegjez Harald Gaski flet për koncetin ‘Sami’.

 “Gjëja e mrekullueshme në lidhje me praninë e konceptit ‘Sami’ në Venecia këtë vit është se pavionet nordike janë bashkuar. Kështu që në vend që të ketë një pavijon të veçantë norvegjez, një suedez dhe një pavijon të veçantë finlandez, të gjithë kanë rënë dakord t'i japin hapësirë një nocioni apo kombi të ri, ky është ‘Sami’".

Ndërsa artisti Jonathas de Andrade, i cili përfaqëson pavionin e Brazilit,

“Për pavionin e Brazilit këtë vit po sjell një ekspozitë të quajtur “With the heart coming out of the mouth”, që është pjesë e një koleksioni shprehjesh popullore, të cilat janë metafora për trupin. Kuptova se shumë prej tyre, të cilat janë pjesë e jetës së përditshme, lidhen me atmosferën politike dhe sociale, me tensionin që po përjeton Brazili në këtë moment”.

Ndër pavionet më të rëndësishme të ketij viti, ekspertët e artit kanë vecuar Austrinë, e cila përfaqësohet nga Marco Fusinato me instalacionin e tij të tingullit “DESASTRES”, në të cilin artisti performon drejtpërdrejt në kitarë me super volum, "Touch Me Not" i Adina Pintilie për Pavijonin Rumun, portugezi Pedro Neves Marques vjen me një shfaqje tragjedi horror, dhe me tej, Letonia, Meksika, Britania, SHBA etj.