Bie numri i lexuesve në vend, Hida: Dikur shiteshin 20 mijë kopje, sot 200 dhe quhet sukses

Rexhep Hida është një prej personaliteteve më të njohur të vendit në fushën e  përkthimit dhe editorisë. Hida ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë veprimtari të UNESCO-s, ku ka mbajtur kumtesa dhe referate për origjinën e gjuhëve.

Ai është njohës i disa gjuhëve si frengjisht, gjermanisht, italisht dhe rusisht. Ka përkthyer në shqip disa nga veprat më të njohura të filozofisë dhe psikoanalizës ku përmendim Frojdin por edhe vepra letrare të autorëve si Kafka, Pushkin e Sholohov.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Rexhep Hida na rrëfeu më shumë për karrierën e tij ndër vite si dhe sugjeroi disa tituj librash të cilët mund ti lexojnë të gjithë të apasionuarit e librit. Hida është themeluesi i një ndër shtëpive të para botuese private në vend në vitin 1991. Romani që ai përzgjodhi fillimish për të përkthyer është vepra e nobelistit Kamy.

Ai u shpreh se “Rruga drejt karrierës time ka qenë plot me furtuna edhe në fakt për mua ka qenë diçka  shumë e mirë pasi më kanë bërë të bëj përpara”.

Një gjë pozitive që është bërë në këtë shtëpi botërore ishte përkthimi i veprave moderne edhe pse ka qenë një risk i madh që të risilleshin sepse këto vepra ishin të panjohura për lexuesit.

“Një gjë shqetësuese është se numri i lexuesve është pakësuar, por ndërkohë ata lexues që kanë mbetur janë bërë më elitar” shprehet Hida.

Disa nga veprat që Rexhep Hida sygjeron për të lexuar janë Frojd “Psikologjia e turmave”, Alexandre Duman “Ali Pasha”, Fjodor Dostojevskij “Krim dhe ndëshkim”, Franz Kafka “Metamorfoza”, Marcel Proust “Kur dashuronte Suani” etj.

Një vepër që Hida e veçon më së shumti për tu lexuar është libri i shkrimtarit të madh Ismail Kadare “Një disidence letrare”.