Kalaja tregon nëse do të hapet Xhamia e Namazgjasë për Bajram. Komenti për tryezën e iftarit të shtruar nga Rama
Hoxhë Ahmet Kalaja, ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare nëse do të hapet Xhamia e Namazgjasë, për Fiter Bajramin.
Në një intervistë për Ora News tha se edhe nëse hapet xhamia namazi i Bajramit nuk mund të falet aty sepse nuk ka hapësirë.
Ahmet Kalaja: Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Edhe sikur të hapet xhamia e madhe nuk mundet që namazi i Bajramit të falet aty, sepse nuk ka hapësirë.
Ai komentoi dhe tryezën e iftarit të shtruar nga Edi Rama të shtruar mbrëmjen e djeshme duke thënë se nuk ka asgjë të keqe për aq kohë sa nuk përdoret feja.
Ahmet Kalaja: Tryezat e iftarit janë tryeza që mund t’i shtrojë çdo kush dhe ata q nuk besojnë. Është diçka pozitive. Iftari është bërë një traditë që shtrohet nga të gjithë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe përderisa nuk shkon në përdorim të fesë.
I pyetur se a kanë ndihma nga shteti, Kalaja tha:
Xhamitë nuk varen nga shteti. Ka një ndihmë që jepet për komunitet fetare por është shumë e vogël.
