Bardhi: Pas 1967 u duk sikur feja u fashit, por në 1990-tën u tregua besimi në Zot nuk ishte shuar aspak

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, profesori Agim Bardhi u shpreh se qysh në vitin 1945 u duke shenjat e para të mospërfilljes ndaj fesë.

Bardhi tha se pas shembjeve të vitin 1967 u duket se gjithçka u fashit, por në vitin 1990 u rihapën xhamitë dhe kishat ku morën pjesë mijëra njerëz.

Bardhi: Qysh në vitin 1945 u duke shenjat e para të mospërfilljes ndaj fesë. Pastaj në shkolla u futën elementët e parë të armiqësive ndaj fesë. Kleri katolik dihet se si u trajtua. Në vitin 1950 u fut Darvinizmi në shkolla duke u hapur luftë të hapur feve. Kjo e dobësoi pjesëmarrjen e njerëzve në objektet e kultit.

Pastaj erdhi vitin 1967 ku u prishën xhamitë dhe objekte te kultit. Për 20 vite me radhë u duket sikur gjithçka u fashit, por në nëntor të vitin 1990 u hap xhamia dhe kisha e parë me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Kjo tregoi se besimi në Zot nuk ishte shuar aspak.