Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku dhe Kristaq Skrami në Korçë. Tre aktorët i bashkon nata poetike

Mes tingujve të muzikës së lehtë, poezisë dhe këngës mbrëmja e së enjtes ishte e veçantë në Korçë.

Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku dhe Kristaq Skrami interpretuan poezitë shqipe

Nata Poetike u mbajt mes pikturave e një ambient tërësisht dedikuar artit dhe kulturës.

Aktorët tregojnë emocionet që morën e përcollën nga publiku korçar.

Nata poetike do të mbahet në Lezhë dhe Vlorë, ndërkohë përpos poezisë edhe kënga ishte pjesë e natës poetike.