60-të vjet Fakultet Muzike në vend
Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve shënoi këtë vit plot 60-të vite ekzistencë. Ai u krijua më 15 janar 1962, me çeljen e Konservatorit Shtetëror të Tiranës. Përvjetori i 60-të e gjeti Fakultetin e Muzikës mes shumë koncerteve të organizuara nga studentët, pedagogët dhe të ftuarit special, teksa mes tyre përmendim koncertin recital të Amir Xhakoviq, pedagog në Fakultetin e Muzikës.
Të ftuara në emisionin e pasdites “Jeto me orën” violinçelistja Dorina Laro dhe pianistja Kristina Petrollari na rrëfyen se koncerti ka nisur që në datën 4 prill dhe do vazhdojë deri më 8 qershor. Ky 60-të vjetor i është dedikuar të gjithë profesorëve të cilët kanë dhënë shumë profesionalizëm në këtë fakultet. Vajzat prej vitesh performojmë të dyja së bashku njëra në violinçel dhe tjetra në piano madje i kanë dedikuar profesorëve të tyre performanca në shenjë falenderimi për ta.
Pse India po blen më shumë naftë ruse?
27 Prill, 19:10
E nëse kthejmë vëmendjen te studentët e kësaj shkolle Kristina Petrollari shprehet se “Në Universitetin e Arteve ka shumë studentë të cilët punojnë shumë që të krijojnë dijet e tyre të plota pasi vetëm talenti nuk mjafton”. Edhe vajzat e ftuara në studio kanë punuar shumë që të jenë sot pedagoge të atij universiteti madje të dyja së bashku kanë 24 vite që performojnë së bashku.
Pandemia nuk solli vetëm të këqija pasi bëri Dorinën dhe Kristinën që ta shikonin pozitivisht pasi në atë periudhë organizuan një event në Gjirokastër, një event të cilin e quajtën “Gjiroklasika”. Në planet e tyre për të ardhmen është oraganizimi i këtij eventi për të dytën herë në datat 20-22 maj ku do të shpërndahen tre çmime të mëdha në piano, violinë dhe violinçel.

