Të blera nga Turqia, shtyhet dërgesa e dytë e sistemit raketor rus S-400

Është shtyrë koha e dorëzimit në Turqi lidhur me dërgesën e dytë të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të prodhimit rus.

Kreu i presidencës së industrisë turke të mbrojtjes, Ismail Demir e bëri të ditur për Televizionin Shtetëror TRT lajmin.

Raketat e blera nga qeveria e Ankarasë në 2017, kanë parë një ngarkesë të parë të cilat janë dërguar nga Moska në 2019.

"Turqia vazhdon të zbatojë vendimin që mori që në fillim", tha Demir, duke shpjeguar se po zhvillohen bisedime teknike për transferimin në Turqi të grupit të dytë të S-400, tashmë të rënë dakord me Rusinë në momentin e blerjes.

Vendimi i Ankarasë për të blerë sistemin raketor nga Moska krijoi tensione të forta me Uashingtonin, i cili vendosi të përjashtojë Turqinë nga bashkëpunimi ushtarak për prodhimin e luftëtarëve F-35. 

Sipas SHBA-së, sistemi raketor rus është i aftë të dëmtojë NATO-n.