Rusia nuk ndalet, dëbon tre diplomatë norvegjezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2022, 16:04
Rusia ka dëbuar tre diplomatë norvegjezë. Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Kjo është një kundërpërgjigje e Rusisë ndaj qëndrimit që ka mbajtur kohët e fundit Norvegjia lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Norvegjia shpalli persona non grata tre diplomatë rus në fillim të këtij muaji, në përgjigje të mizorive që janë kryer nga forcat ruse në qytetin ukrainas Bucha.
Kjo shënon lëvizjen më të fundit hakmarrëse nga Rusia në mes të një dëbimi masiv të diplomatëve në të gjithë Evropën në përgjigje të luftës në Ukrainë.

