Mega samiti i armëve për Ukrainën në Ramstein, a ndryshon rrjedha e luftës në këtë tryezë?
Bota po planifikon riarmatimin masiv të Ukrainës në Ramstein, baza më e rëndësishme dhe më e madhe amerikane në Evropë.
40 vende në një tryezë, samiti më i madh i armëve ndonjëherë.
Nuk është një samit i NATO-s. Sipas raporteve, në mesin e vendeve të ftuara ka edhe vende jo anëtare të NATO-s.
Madje Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kishte theksuar se takimi nuk po zhvillohej nën ombrellën e aleancës transatlantike.
Ajo që duhet diskutuar në terma shumë konkretë është se çfarë mund të bëjë Ukraina për të forcuar pozicionin e saj ushtarak pas luftës së agresionit rus.
Me fjalë të tjera, furnizimi gjithnjë e më shumë me armë moderne i ushtrisë ukrainase.
Qëllimi: ta bëjmë Ukrainën "të fortë" kundër trupave të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Nikoqiri i këtij Samiti, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, e di shumë mirë se çfarë duhet.
Nga vizita e tij në Kiev së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken ai solli një “listë blerjesh” nga qeveria ukrainase.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha në fjalën e saj përshëndetëse:
“Ne jemi të vendosur të bashkojmë forcat për të ndihmuar popullin ukrainas në këtë emergjencë ekzistenciale. Për mua është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdojmë së bashku, të koordinuar ngushtë, pa shkuar vetëm. Ndihma për Ukrainën duhet të jetë e vetme, komponentët duhet të jenë të ndërlidhura saktësisht. Arma jonë më e madhe kundër Putinit është uniteti ynë.”
Ajo protestoi ndaj akuzave se Gjermania nuk po ofronte mbështetje të mjaftueshme për Ukrainën.
“Ka pasur edhe kritika ndaj Gjermanisë në këtë kontekst javët e fundit”, tha ajo.

"Por numrat flasin një gjuhë tjetër. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku këtu dhe të mos e lëmë veten të ndahemi."
Një pjesë e ndihmës së dëshiruar ushtarake mund të vijë edhe nga Gjermania sepse qeveria federale bëri një kthesë në politikën e saj të armëve me Ukrainën pikërisht në kohën e samitit.
Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës tanke kundërajrore të tipit "Gepard". Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha në Ramstein se vendimi ishte marrë nga qeveria federale të hënën. Më parë, dërgesat e tankeve ishin përjashtuar kategorikisht.
Një aspekt tjetër i ndihmës gjermane të armëve për Ukrainën është i ashtuquajturi shkëmbim unazor, siç shpjegoi Lambrecht.
Sipas kësaj, partnerët e Evropës Lindore i japin Ukrainës pajisje nga prodhimi sovjetik dhe më pas Gjermania i plotëson këto boshllëqe.
"Mund të bëhet dhe më shumë dhe ne jemi gati ta bëjmë. Megjithatë, duhet shmangur me çdo kusht që aleatët të bëhen pjesë e luftës," tha Lambrecht.
Përveç kësaj, Gjermania po punon me Shtetet e Bashkuara për të trajnuar trupat ukrainase në sistemet e artilerisë në tokën gjermane, vazhdoi Lambrecht.
Së bashku me Holandën është planifikuar edhe trajnimi për obusët vetëlëvizës dhe sigurimi i municioneve për Ukrainën.
"Sepse ne të gjithë e dimë se artileria është një faktor thelbësor në këtë konflikt," tha Lambrecht.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë ishin të pafalshme.
"Bota qëndron e bashkuar kundër qeverisë në Moskë. Ukraina është e bindur se mund ta fitojë këtë luftë. Edhe ne të gjithë këtu."
