Gjykata e Lartë me 12 anëtarë, Meta dekreton emërimin e Komisionerit Publik Darjel Sina

Gjykata e Lartë plotësohet me 12 gjyqtarë nga 19 që është organika e saj e plotë sipas ligjit.

Anëtari më i ri është Darjel Sina një nga Komisionerët Publik, i cili u dekretua nga Presidenti Ilir Meta pasi kaloi filtrin në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ashtu si me herët Meta ka ripërsëritur rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Kreu i shtetit nënvizon se plotësimi i kësaj vakance në Gjykatën e Lartë ka zgjatur ekzaktësisht 2 vjet e 7 muaj, (shtator 2019-prill 2022) ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm.

Pas largimit të Darjel Sinës vendin e tij e ka zënë anëtarja e pare zëvendesuese Irena Nino Vujoshi, e cila ka marrë më shumë vota nga Kuvendi.

Gjykata e Lartë me 12 anëtarë, Meta dekreton emërimin e