SHBA dhe BE “zbarkojnë” në Tiranë, zyrtarja e DASH takim me Ramën dhe Alibeaj, Amerika shmang selinë blu

Të enjten Tiranën, përveç eurokomisionerit për zgjerimin Oliver Varherly, do ta vizitojë edhe zyrtarja e Lartë e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndihmës sekretarja e Byrosë për çështjet evropiane dhe  euroaziatike Karen Donfried, pas takimeve me krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do t’i shkojë në zyrë edhe kryeministrit Edi Rama.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Përveç integrimit temë e diskutimit të zyrtarëve të Brukselit dhe SHBA me qeverinë shqiptare do të jetë edhe siguria e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa si përfaqësues të opozitës SHBA ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por me një ndryshim që takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë Blu.

Takimi i së premtes mes përfaqësueses së DASH dhe Alibeaj  do të ndodhë një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Komisionit të Rithemelimit që ka si qëllim zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD.