Përplasje për Butrintin/ Deputetja e PD-së Zhupa i heq mikrofonin, turp! Ministrja Margariti: Ti je fytyra e turpit, je antinjeriu
Debate, akuza e deri në heqje të mikrofonave ishte panorama që ofroi mbledhja e Komisionit të Edukimit. Dhënia me koncension e një pjese të Parkut Kombëtar të Butrinit është kthyer në mollë sherri mes deputetes së PD-së Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti. Për Zhupën ky projektligj është anti-kushtetues dhe deklaroi se qeveria po nënshkruan një marrëveshje sekrete ku nuk dihet se kush do të administrojë Butrintin. Situata e krijuar detyroi kryetarin e Komisionit të kërkojë ndihmë nga garda.
Marrëveshja koncensionare e administrimit të një pjese të Parkut të Butrintit ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.
Për demokraten Zhupa projektligji i qeverisë është i papranueshëm pasi qëllimisht fshihen detajet e marrëveshjes ndaj, i kërkoi drejtuesit të Komisionit, Petro Koçi të mos i jepte fjalën ministres së Kulturës, ndërsa vetë u çua nga karrigia duke ia hequr mikrofonin Elva Margaritit.
“Nuk mund ta trajtoni Butrintin si mall. Është marrëveshje turpi.”
Reagimi i ministres ishte i menjëhershëm ku nuk i kursye as fyerjet personale nda ligjvënëses.
“Të pëlqen s’të pëlqen do më dëgjosh deri në fund… Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra" tha Margariti.
Sipas Margaritit, Butrinti do i mbesë shtetit dhe do menaxhohet nga një fondacion i posaçëm.
Ndërkohë më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi se kjo është një marrëveshje sekrete përmes së cilës synohet që pasuria kombëtare t’i jepet një fondacioni pas të cilit nuk dihet se kush fshihet.
“Ne axhendën parlamentare ka ardhur dhënia me koncension e Butrinit, tek një fondacion i cili thuhet që lidhet me fonacion shqiptaro-amerikan për zhvillim, por në fakt për ne është një akt i paprecedentë ku pasuria kombëtare merret dhe tjetërsohet”, tha Zhupa.
Sipas Zhupës kjo do të realizohet përmes ligjit për trashëgiminë kulturore të ndryshuar në vitin 2018.
“Ky ligj është antikushtetues”, tha Zhupa.
Opozita kërkon të dijë se përse qeveria ka zgjedhur të ndryshojë formën e menaxhimit të Butrintit dhe pikërisht vetëm të asaj pjese që prodhon 1.5 milion dollarë nga shitja e biletave.
DEBATI I PLOTE
Ina Zhupa: Nuk kalohet rendi kështu. I bie me dorë tavolinës.
Petro Koçi: A ka mundësi të mbash vetveten. Nuk je ti komandantja e rregullores këtu.
Elva Margariti: Një marrëveshje e cila ka kaluar sipas të gjithë kuadrit ligjor dhe këtu jemi për të diskutuar... Ju falënderoj për vizitën tuaj në Butrint.
Ina Zhupa: Nuk vazhdon.
Elva Margariti: Të pëlqen nuk të pëlqen do ta dëgjosh, nëse nuk të pëlqen bëj kritika në fund.
Petro Koçi: Me qetësi zonja ministre, ju lutem punonjësve të gardës mos lejoni veprime të dhunshme.
Elva Margariti: Është një marrëveshje që është nënshkruar sipas kuadrit ligjor, është nënshkruar në nëntor të 2021. Ngritja e një fondacioni të posacëm që vjen jo si një kërkesë e kohës, por si detyrim ligjor, është marrëvehsje që do të marrë jetë.
Ina Zhupa: Është marrëveshje turpi.
Elva Margariti:Turpin ti e vesh përditë. Ti je fytyra e turpit në këtë komision, je antinjeriu dhe antifemra
Ina Zhupa: Të të vijë zor që ulesh aty.
Elva Margariti:Sot po flasim se si pasuritë kulturore menaxhohen se kultura nuk është aset që ka nevojë vetëm për kutlura, por nëse mirëadministrohet sjell buxhete në arkën e shtetit.