Zgjedhja e Presidentit, sa kohë do ta presë maxhoranca PD për negociata? Përgjigjet Balla
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediet u shpreh se data 10 maj është e pranueshme për tu mbajtur raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
I pyetur se sa kohë do ta presë maxhoranca Partinë Demokratike, Balla tha se afatet i vendos Kushtetuta dhe jo PS.
Balla: Afatet këtu i ka vendosur Kushtetuta dhe ka përcaktuar 24 majin si datë kur procesi të ketë filluar. Mendoj që zhvillimi i raundit të parë në datën 10 maj është një datë e pranueshme dhe e kënaqshme për të gjitha palët. Secila prej palëve ka pasur kohën e nevojshme, të gjithë e dinin që Presidenti zgjidhet në maj.
Gazetarja: A po bëni proces të mirëfilltë apo po bëni show me zarfe?
Balla: Presidenti zgjidhet sipas Kushtetutës.
Gazetarja: Por kushtetuta nuk parashikon të hidhen zarfe nga socialistët.
Balla: Kushtetuta ka përcaktuar që Presidenti i Republikës zgjidhet në 3 raundet e para me jo më pak se 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, pra jo më pak se 84. Propozohet nga jo më pas se 20 deputetë. PS do të vazhdojë të marrë propozime konkrete edhe për vendimmarrje të tjera nga publiku. Ka pasur një risi në këtë proces, e aplikuar nga grupi ynë parlamentar. Do vijojmë ta aplikojmë dhe në procese të tjera. Të gjitha propozimet që kanë ardhur në email janë administruar me seriozitet duke ruajtur edhe privatësinë e propozuesit. Dëshira jonë është që negociatat me opozitën të zhvillohen në bazë të një kalendari dhe më pas në bazën e një profili.
Profili i Presidentit sipas Ballës
Balla: Shumica dërrmuese e shqiptarëve bien dakord që na duhet në President pa dallim krahësh politike.
Sipas burimeve, PS parashikon që në datën 4 të mbahet konferenca e kryetarëve. Në 10 maj të zhvillohet raundi i parë, më 16 i dyti, më 20 i treti dhe në 24 maj raundi i katërt.
