Presidenti/ Ja datat kur do mbahen 4 raundet. Nëse nuk ka konsensus, PS voton e vetme
PS i jep edhe një javë kohë PD-së për të vendosur se kush do të përfaqësojë këtë forcë politike në tryezën e negociatave për emrin e presidentit.
PS e ka një listë emrash për ti vendosur në tryezën e negociatave me forcat politike, por nëse PD nuk do të arrijë të zgjidhë ngërçin e brendshëm mes Alibeajt e Berishën për tu ulur në tryezë, PS do të ulet me dy grupet parlamentare të tjera të përfaqësuar nga Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. Nëse nuk arrihet PS do të vijojë e vetme.
Pas dakordësimit me Dodën e Mediun konferenca e kryetarëve do të mblidhet më 4 maj. Ndërkohë që janë përcaktu dhe raundet.
10 Maj raundi i parë – duhen 84 vota
16 Maj raundi i dytë - duhen 84 vota
20 Maj raundi i tretë- duhen 84 vota
24 Maj raundi i katërt duhen 71 vota
Burimet brenda PS-së bëjnë të ditur se në zarfat e fshehtë emrat e propozuar kanë qenë deputetë dhe funksionarë të PS-së apo dhe ish funksionarë të kësaj partie. Por me një deklaratë të bërë në Kuvend pas dorëzimit të zarfave, Rama tha kandidati për president nuk do të jetë nga radhët e grupit parlamentar socialist.