"Sali Berisha nuk ekziston", Balla si Rama i prerë: "Nuk ka negociata as sot as mot me Sali Berishën"  

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përforcon kërcënimin e kryeministrit Rama se nëse Berisha do të vihet në krye të PD-së, atëherë ndërpritet çdo marrëdhënie me ta.

“Sali Berisha nuk ekziston. As si grup parlamentar. Është deputet i pavarur. Nuk njoh grup parlamentar me emrin Sali Berisha. Me Sali Berishën as nuk ka as nuk do të ketë për asgjë. Për ne Sali Berisha nuk ekziston, dhe për atë që nuk ekziston nuk ke asgjë”

"Rama ka qenë i qartë. As negociata as sot as mot me Sali Berishën nuk ka"