Fuoristrada godet nga pas ambulancën në hyrje të Lezhës, mjekët i japin ndihmë të sëmurit në rrugë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 14:00
Një autoambulancë me të sëmurë brenda është goditur nga pas nga një mjet tip Fuoristradë.
Ngjarja ka ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në hyrje të qytetit të Lezhës mesditën e sotme, 25 prill.
Nga përplasja nuk pati persona të lënduar.
Në videot e siguruara nga Ora News, shihet autoambulanca e ndaluar dhe bluzat e bardha i japin shërbim të sëmurit.
