Përfitoi 135 mijë euro duke gënjyer se do hapte Call Center, Gjykata lë në burg 30-vjeçarin nga Kosova
Gjykata Penale pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lënë në burg 30-vjeçarin Qerim Krasniqi për akuzën e mashtrimit.
135 mijë euro dyshohet se përfitoi i riu nga Kamenica ndaj shtetases Mariana Ç, pronare e një apartamenti që e kishte kthyer në ambient për dhënie me qira ditore.
Në seancën për caktimin e masës, Krasniqi ka deklaruar se është mashtruar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili sipas saj është zhdukur pasi i ka marrë paratë për t'i investuar në kriptomonedha (Forex).
Krasniqi deklaroi se rreth 85 mijë euro i ka marrë të resë nga Tirana dhe jo sa deklaron kjo e fundit për 135 mijë euro.
Të rinjtë ishin njohur në apartamentin e përshtatur si hotel të Marianës, teksa kishin krijuar me njëri-tjetrin edhe një raport të ngushtë.
Paratë i ka marrë në shuma dhe kohë të ndryshe.
